VIDEO/ Shpërthen aktivistja: Rama dhe Veliaj na kanë çarë trapin me arrogancën e tyre ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një sërë  dëgjesash fasadë,  me komunitetin e artistëve, arkitektët dhe urbanistët, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar. Ironikisht, edhe pse po zhvillojnë dëgjesa për të marrë mendimin e grupeve të interesit, Veliaj dhe shefi i tij Rama, e kanë vendosur se ky teatër do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri, i shoqëruar nga disa kulla, në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar. Rama dhe Veliaj kanë zgjedhur edhe arkitektin, edhe firmën projektuese për të vënë në jetë këtë projekt.

Pikërisht për të kundërshtuar shembjen e teatrit dhe arrogancën me të cilën pushteti po operon, komuniteti i artistëve, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, kanë nisur protestat në mbrojtje të teatrit. Ata kanë krijuar një skenë pranë teatrit, ku mbahen fjalime dhe koordinohet aksioni për mbrojtjen e teatrit.

Një prej aktivisteve të shoqërisë, ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, për arrogancën me të cilën marrin vendime dhe qeverisin.

“Përmendet që qytetarët të mbledhin para për teatrin, por para ka. Shteti ka para, thjesht këto para nuk investohen. Këto para dalin nga xhepat tanë dhe ka ardhur momenti, që ti tregojmë këtij pushteti se kush vendos. Edi Rama, Erion Veliaj, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me rradhë, po rrinë [në pushtet], prej xhepit tonë dhe prej vullnetit tonë. Janë qytetarët që vendosin dhe nuk është anasjellstas, nuk është pushteti që merr vendime në kurriz të qytetarëve. Kështu duhet të funksiononte, sepse na kanë çarë trapin të gjithë me rradhë, me gjithë arrogancën e tyre. Del Rama dhe flet sikur njerëzit të jenë hiç”, u shpreh Gresa Hasa.