Gruaja e masakruar nga burri me sqepar, rrëfen tmerrin që përjetoi. Foto dhe emri

Antoneta Myrtaj 56 vjeç nga Memaliaj habitet edhe vetë se si ka mbijetuar pas dhunës ç’njerëzore që provoi mbi trupin e saj. Krahas plagëve dhe dhimbjeve në kokë, ajo ndihet e rënduar edhe psikologjikisht.

Gruaja tregon tmerrin e përjetuar, duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e burrit te saj Ferik Myrtaj qe e qëllonte me sqepar. Gruaja 56-vjeçare rrëfen mes lotëve se dhuna ka qenë vazhdimisht e pranishme ne jetën e saj. Ç’është me e keqja 65-vjeçari Ferik Myrtaj nuk është penduar asnjëherë për veprimet e tij.

Çifti i bashkëshortëve kane 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave. Rasti i fundit i dhunës makabre u regjistrua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00. Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.