ZYRTARE: Di Francesco rinovon kontratën me Romën

Eusebio Di Francesco zyrtarisht ka rinovuar me Romën.

I ardhur në kryeqytetin italian verën e kaluar, Di Francesco kishte një kontratë që përfundonte në qershorin e 2019-ës, por tani verdhekuqtë i besuan edhe për një tjetër sezon, duke e zgjatur atë deri në 2020-ën.

Di Francesco ka drejtuar Romën në 51 takime, ku ka regjistruar 29 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje, ndërsa arriti rezultat historik në Champions, duke shkuar deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpooli.