Ujku, dhia, lakra dhe Erdogan, Soros, Rama

Rama ka dhënë një intervistë për median turke prej nga mund të nxirren 3 përfundime

Së pari, Rama sipas kërkesës së Erdogan po sulmon gylenistët në Shqipëri, pavarësisht se ky veprim nuk shihet me sy të mirë nga SHBA apo BE…;

Së dyti, Rama është shprehur në këtë intervistë se e ka idhull Erdoganin ndërkohë që ka sulmuar BE; një mesazh i qartë “dashurie” për Erdogan dhe një “kërcënim” për Europën që po vonohet për ti hapur negociatat…;

Së treti, pas kësaj interviste të gjithë pyesin: Si shpjegohet që nga njëra anë Rama është “adhuruar” i Sorosit dhe nga ana tjetër Rama ka idhull Erdoganin, ndërkohë që Sorosi e ka armik Erdoganin?

Thënë më terma më të thjeshtë: Rama e ka “mik’ Erdoganin, ndërkohë që Erdogani e ka “armik” Sorosin; kurse Sorosi e ka “mik” Ramën. Duket sikur në të këtë rast vërtetohet teza:

“….miku i armikut tim është miku im…”

Dhe akoma më e fortë është ngjashmëria me fabulën e Ujkut, Dhisë dhe lakrës që një fshatar donte ti kalonte nga njëra e liqenit në anën tjetër ndërkohë që anija e tij kishte vënd vetëm për atë dhe dy nga tri ngarkesat.

Letë vendosim korrespondencat:

Ujku është Erdogani. Dhia është Sorosi. Dhe Lakra është Rama.

Ujku e ha dhinë. Dhia e ka qejf lakrën. Kurse Ujku nuk e ha lakrën.

Pyetja që bëhet: si do të kalojnë në anën tjetër të liqenit; Erdogani, Sorosi dhe Rama…

Syri.net/ 18 qershor 2018