Përfundon pjesa e parë, ‘yjet’ e Belgjikës ndalen nga Panamaja

Kanë përfunduar 45 minutat e para në duelin ndërmjet Belgjikës dhe Panamasë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës.

Sfida ende nuk është zhbllokuar pasi ‘yjet’ e Belgjikës nuk janë treguar të saktë përballë “gardianit” të portës së Panamasë që po surprizon duke qëndruar i pamposhtur.

Hazard, Lukaku dhe Mertens tentuan disa herë por nuk mundën të shënonin.