FOTO/ Trump ‘rrëzon’ Merkel/ Populli gjerman kundër teje. Bëre gabim...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Gjermania.

Kancelarja Angela Merkel ditët e fundit ka pasur përplasje brenda koalicionit pikërisht për refugjatët.

Edhe për presidentin e SHBA-së Donald Trump, lejimi i milionave njerëzve ka bërë që të ndryshohet dhunshëm kultura europiane.

'Populli gjerman po kthehet kundër udhëheqjes së tij teksa emigracioni ka tronditur koalicionin e dobët në Berlin.

Krimi në Gjermani po rritet.

Gabim i madh kudo në Evropë lejimi i miliona njerëzve që e kanë ndryshuar kaq fuqishëm dhe dhunshëm kulturën e tyre', shkruan Donald Trump në Twitter.