Në Spanjë e bëjnë të kryer, Reali gati të paguajë për Hysajn. ‘Shkes’ bëhet Luka Modric

Sipas disa raporteve të medias spanjolle (“Don Balon” mbi të gjitha), negociatat mes Real Madridit dhe Odriozolës po bëhen të komplikuara.

22-vjeçari i Real Sociedadit është objektivi i madrilenëve, por transferimi i tij po vështirësohet.

Duke i paraprirë dështimit për blerjen e tij nga Sociedadi, Reali po ndjek një strategji tjetër.

Kroati Luka Modriç i ka këshilluar drejtuesve të klubit të marrin mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

Shkodrani vlen 44 milion euro, teksa spanjollët do të mundohen të ulin shifrën e transferimit.  

24-vjeçari shkodran shihet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë, teksa ka dhe një eksperiencë prej 135 ndeshjesh në Serie A dhe në Kupat e Europës.

Përsa i përket mbrojtësit kuqezi, përveç Realit po interesohen edhe Manchester United i Mourinhos dhe Chelsea.

Duke pasur parasysh garën, Hysajn duhet të vendosë midis ekipeve më të mëdha europaine për të zgjedhur.