VIDEO/ Nuk u përdor VAR, ish-gjyqtari e thotë me siguri: Goli i Zvicrës duhej anuluar

Goli i shënuar nge Stiven Zuber ka shërbyer për të barazuar rezultatin e sfidës mes Brazilit dhe Zvicrës, por sipas ekspertit të “Marca”, ish-gjyqtarit spanjoll Anduhar Oliver, ai duhej të anulohej.

Në fakt, lojtarët braziliane protestuan ndaj gjyqtarit kryesor duke i kërkuar të shikonte pamjet me VAR, por ai u bëri me shenjë se do të pranonte golin, pasi ia kishin konfirmuar në kufje se ishte i rregullt.

“Nuk duhej t’a akordonte golin, pasi lojtari zviceran shtyn me duar Mirandën, duke e penguar që të kërcente”, shpjegoi Oliver për gazetën spanjolle.

“Nuk kuptohet se përse ata që monitoruan VAR, nuk i sinjalizuan kryesorit që të paktën të shihte vetë pamjet për t’u siguruar”, tha ai.