Rezultat historik me Brazilin, Granit Xhaka reagon në Facebook

Zvicra e shqiptarëve e ka nisur me barazimin 1-1 aventurën në Botërorin e Rusisë, duke marrë një pikë nga favoriti numër një, Brazili.

Për Zvicrën nga minuta e parë luajtën katër shqiptarët: Shaqiri, Xhemaili, Behrami dhe Granit Xhaka.

Mesfushori i Arsenalit, Xhaka, e vlerëson pozitivisht rezultatin e arritur në “Rostov Arena”.

“Thamë se do të luftojmë dhe e bëmë këtë. Start i mirë në Kupën e Botës dhe krenar që e bëmë këtë për gjithë tifozët”, ka shkruar Xhaka në Facebook.