FOTO-LAJM/ Kaos në Rinas! Njerëzit në pritje, punonjësit duke parë ndeshjen

Vetëm në Shqipëri ndodh që të krijohen radhë të gjata kudo që shkon, për të paguar dritat, ujin, në postë por edhe në aeroport.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka publikuar në rrjete sociale një foto ku tregon se si ëhstë tejmbushur salla e pritjes në aeroportin e Rinasit, ku me qindra passagjerë të cilët sapo kanë zbritur në Rinas kërkojnë të kalojnë në pikat e kontrollit.

Ministri vijon më tej ironinë e tij, duke zbuluar nhjë fakt të rëndësihë, që kontrollorët në Rinas nuk punojnë, pasi janë duke parë ndeshjet e futbollit.

Ja postimi i Manjanit:

Tani në orën 21:00 në Rinas!

Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë. Ama tabela “Mirsevini nê Shqipëri” është në punë.  Normal Tabela nuk sheh futboll!