Djali i Donald Trump i qepet prezantueses, shikoni si reagon ish-gruaja e tij

Disa muaj më parë, Donald Trump Junior u divorcua nga bashkëshortja e tij dhe mesa duket iu deshën vetëm pak kohë për të nisur një tjetër histori. Romanca e re e djalit të Donald Trump me prezantuesen e ‘Fox News’, Kimberly Guilfoyle ka bërë që ish-bashkëshortja e tij të reagojë.

“Njerëzit duan të sulmojnë një grua vetëm se ka filluar të takohet me Don. Jemi ndarë për më shumë se 9 muaj dhe respektojmë vendimet e privatësinë e njëri-tjetrit. Ne do përqendrohemi në rritjen e fëmijëve tanë. Do ishte mirë nëse shtypi do bënte të njëjtën gjë, në vend që të ndërhyjnë në jetën e tyre”, shkroi ish-bashkëshortja e tij, Vanessa në Twitter.