Shpërthen Humels: Ja pse humbëm... Nuk luhet më kështu

Atmosfera te Gjermania është ndoshta më e keqja prej kushedi se sa vitesh pas humbjes kundër Meksikës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Por duket që gjendja brenda grupit është larg ideales. i pari që u hodh në sulm ishte Mats Hummels, i cili kritikoi ashpër shokët e skuadrës.

“Alarmi u ngri që në ndeshjen kundër Arabisë Saudite. Ndërsa sot kundër një kundërshtari shumë më të fortë e pësuam. Kemi probleme brenda vetes së fundmi, nuk po mbrojmë dot në grup. Shpesh, unë dhe Jerome mbesim vetëm në mbrojtje. Nuk mund të hidhesh në sulm me aq shumë forca dhe të lësh mbrojtjen zbuluar”, tha mbrojtësi i Bayern. “Tani duhet të fitojmë patjetër dy ndeshjet e ardhshme ose do të kthehemi në shtëpi. Nuk e kuptoj pse luajtëm në këtë mënyrë sot”.

Tepër i zhgënjyer u shfaq teajneri Joachim Loë: “Është një situatë me të cilën nuk jemi të mësuar, të humbasim ndeshjen e parë. Por duhet ta përballojmë dhe sigurisht që duhet të regojmë në ndeshjen e radhës. Në pjesën e parë luajtëm shumë dobët, ndërsa në të dytën nuk u treguam të sigurt në atë që ndërtonim. Humbisnim shumë topa dhe duhet ta rregullojmë sa më shpejt këtë problem”.

“Meksika u mbylli shumë mirë hapsirat në pjesën e parë dhe na ndëshkoi me shumë zgjuarsi. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë edhe sepse Meksika u lodh”, tha Toni Kroos. “Sigurisht që tani jemi nën presion, duhet të marrim gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit nëse kjo është e mundur”.