FOTO/ Boateng i kërkon llogari trajneri Low për Marco Reus

Jerome Boateng gjendej në fushë për Gjermaninë, por i vëllai e ka ndjekur me vëmendje ndeshjen e kampionëve të botës ndaj Meksikës.

Ai ka komentuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ku i kërkonte llogari nga interneti trajnerit Low për titullarët.

Kevin Princ Boateng ka komentuar dy herë, e para në orën 17:23, dhe më pas në 18:10: “Reus?”

Tekniku gjerman e aktivizoi më pas Marco Reus në pjesën e dytë, por gjithsesi nuk u shmang humbja 1-0.