Një grua sulmon më thikë njerëzit në një supermarket në Francë, thërriste ‘Allahu Ekber’

Sulm me thikë në një supermarket në "La Seyne-sur-Mer", në Francën juglindore. Një grua raportohet se ka goditur punonjësin e supermarketit dhe një klient, duke i lënë të plagosur. 

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist por raportohet se gruaja gjatë sulmit ka thirrur "Allahu Ekber". Policia ka vënë në pranga autoren e sulmit dhe pritet të jap në vijim detaje rreth shkaqeve të ngjarjes.