Aksidenti, mjeti përplaset me motoçikletën, një i lënduar në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në  aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas. Nga burimet e policisë mësohet se  shtetasi B.P., 53 vjeç  banues në lagjen, “5 Maji” Elbasan, duke drejtuar  mjetin tip “Benz”, me targa  AA 104 MB, është përplasur me mjetin motoçiklet pa targa , me drejtues shtetasin L.Gj.,18 vjeç, banues në fshatin Vidhas.

Si pasojë është aksidentuar  drejtuesi i motoçikletës shtetasi L.Gj i cili është dërguar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.