Shiu nuk ndalet, sot e nesër dhe ndonjë shtrëngatë

Duket se reshjet nuk kanë të ndalur. IGJEUM njofton se pasditen e së dielës dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit, lokalisht deri mesatare. Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 30 °C
në vendet e ulëta: 17 / 27 °C
në vendet malore: 11 / 25 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.17) dhe nesër (e hënë, dt.18) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.