Thaçi për Hilmi Haradinajn: Ishte atdhetar që i dha shumë Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Haradinaj, për vdekjen e babait të tyre Hilmiut.

Në faqen e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Baca Hilmi ka përballuar shumë sfida në jetë.

Ja postimi i plotë i Presidentit:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. HTH.