Raste të shumta dhe një penallti e humbur, përfundon pjesa e parë Peru-Danimakë

Pjesa e parë midis Perusë dhe Danimarkës ka përfunduar me rezultatin 0-0. Një pjesë e parë mjaft e bukur ku për më tepër u humb edhe një penallti nga ana e Perusë.

Penalltia u akordua me VAR pasi fillimisht kryesori lejoji avantazhin.

Cueva e goditi mjaft keq topin duke e dërguar shumë larg katërkëndshit të mbrojtur nga Kasper Schmaikel.

Peru dhe Danimarka bëjnë pjesë në grupin e Francës dhe Australisë.