FOTO/ I rrethuar nga femrat, Ermal Mamaqi paralajmëron projektin e ri

Në vitin 2013 Ermal Mamaqi mori rolin kryesor në filmin ‘Femrat’ , një komedi brilante, në qendër të së cilës qëndronte romanca. Duke qenë se Ermali prej vitesh është një nga aktorët e humorit më të mirë në vend, nuk kishte si të mos spikaste me rolin e tij në këtë film. Megjithatë përkrah tij, ai kishte dhe një grup aktorësh të tjerë shumë profesionist si: Enxhi Cuku që kishte rolin kryesor bashkë me Mamaqin, Zamira Kita, Robert Aliaj, Salsano Rrapi etj.

Duke qenë se ‘Femrat’ rezultoi një sukses i vërtetë, Ermali ka vendosur të rikthehet sërish me një tjetër projekt filmik. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet përkrah dy aktoreve të filmit ‘Femrat’, Enxhit dhe Bora Zemanit.

Në këtë lloj forme duke kujtuar kohët e vjetra, Ermali ka paralajmëruar projektet e reja. “Filmi ‘Femrat’ 2013. Gati për një tjetër komedi që do t’ju çojë në kinema…këtë dimër”, – ka shkruar Mamaqi, bashkëngjitur fotografisë./revistawho