FOTO/ Presidenti Meta në Gjermani, takim me Presidentin e SME-ve evropiane

Prej dy ditësh presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare.

Pas takimeve dhe fjalës së mbajtur në ‘Takimin e Berlinit’, Presidenti Meta ka zhvilluar dhe takime të tjera.

Njëri prej tyre është edhe ai me Mario Ohoven, Presidenti i Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla.

Ja çfarë shkruan Ilir Meta në Facebook:

Një takim i shkëlqyer me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMË), zotin Mario Ohoven.

Kënaqësi që konstatova një interes shumë të lartë për të bashkëpunuar me Shqipërinë.

Ramë dakord që në kuadër të aktiviteteve për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Gjermaninë, të përfshijë Shqipërinë në rrjetin me të madh evropian të SME-ve.