Trajneri i Islandës lëshon surprizën: Ja çfarë do t’i bëjmë Messit

Në prag të ndeshjes kundër Argjentinës, trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin i cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë.

Por ai tha se nuk do tu japë asnjë udhëzim lojtarëve si ta ndalin Messin.

 “S’do u jap lojtarëve asnjë udhëzim për mënyrën si do e ndalin: normalisht, do ishte e padrejtë të caktoja dikë për të ndjekur Mesin”.

Për Islandën ku do jetë Botërori i parë në historinë e kombëtares skandinave dhe në ndeshjen debutuese do përballet pikërisht ndaj njërit prej lojtarëve më të fortë në botë, kapitenit argjentinas.

“Të gjithë përpiqen ta ndalin, por ai shënon gjithmonë sepse është një nga lojtarët më të fortë në planet: duhet të punojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të luajmë si skuadër”, përfundoi ai.