Vidal: Messi? Askush, nuk ia kam frikën

Ylli i Bayern Munich, Arturo Vidal, është ndër yjet më të mëdha botërore që nuk po merr pjesë në Kupën e Botës në Rusi, për shkak se dy herë kampioni radhazi i Kupës së Amerikës dështoi të kualifikohej.

Megjithatë, Vidal këmbëngul se Kili ka skuadër më të mirë se Argjentina e Lionel Messit

Të dy kombëtaren vuajtën në kualifikime. Barazimi mes Kolumbisë dhe Perusë në ditën finale të kualifikimeve i kushtoi Kilit me mospjesëmarrje në Botërorin 2018 për shkak të gol dallimit. Argjentina, në anën tjetër, pati nevojë për një het-trik të Lionel Messit kundër Ekuadorit për ta siguruar kualifikimin në ndeshjen e fundit.

“Argjentinasit ëndërrojnë për mua”, ka thënë Vidal për Philado në Youtube.

“Unë nuk frikësohem nga Messi; duhet ta pyesni atë nëse ma ka frikën mua. Unë kam firuar çdo finale kundër tij dhe nëse takohemi prapë, do të fitoj prapë”, shtoi ai.