E ka portier te Manchesteri, Mourinho komenton gafën e De Geas

David De Gea bëri një gafë që mund t’i kushtojë Spanjës, teksa goditjen e Ronaldos në fund të pjesës së parë, nuk mund ta ndalonte dot, dhe topi i shpëtoi nga duart.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit të tij te Manchester United, Jose Mourinho.

Është një gabim që ai nuk e bën me ne tek United. Ai ishte lojtari ynë më i mirë i sezonit, duke dhënë performanca fantastike. Por, kjo i ndodh edhe më të mirit. Ajo që  është diçka e mirë në këtë situatë, është se në ndeshjen tjetër, ai do jetë sërish në portë, por aspak i frikësuar. Plot besim për t’u futur në fushë dhe të ndihmojë ekipin”, deklaroi Mourinho.