A bëhen vrasjet midis mafiozëve njësoj si në kohën e John Alite? Flet gangsteri shqiptar

Dikur pjesë e mafies italiane si pasojë e lidhjes së tij me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë.

Ai ka qenë pjesë e botës së mafies në vitet 1980 dhe ka vite që ka hequr dorë. Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, Çani e ka pyetur Aliten nëse a bëhen sot vrasjet në botën e mafies njësoj siç kanë qenë në kohën e tij.

“A bëhen vrasjet midis mafiozëve njësoj si në kohën kur ti ke qenë pjesë e mafias?”, ka qenë pyetja e Çani, së cilës John Alite i është përgjigjur duke treguar se kohët kanë ndryshuar.

“Me kohën ata kanë evoluar, mafiozët janë bërë më të mençur. Vrasjet krijojnë vetëm probleme dhe mafiozët e dinë këtë, ndaj këto gjëra nuk ndodhin më, ata i zgjidhin gjërat me inteligjencë tani”, u shpreh Alite./zonelire/