VIDEO/ Super ndeshje Portugali-Spanjë, shënohet goli i dytë. Rezultati

Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës, shkruan Syri.net.

Që në minutën e tretë Cristiano Ronaldo pengohet brenda zone dhe gjyqtari italian Rochi akordon penallti.

Nga pika e bardhë CR7 gjuan vetë, duke kaluar Portugalinë në avantazh.

Spanja barazon në të 24’ me Diego Costën, i cili vepron i vetëm në zonën kundërshtare, gjuan saktë dhe 1-1.