Portugali-Spanjë, ja sa herë është luajtur derbi iberik në Botëror

Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t do të luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës, shkruan Syri.net.

Mes Portugalisë dhe Spanjës, i cili quhet ndryshe derbi iberik, ekziston vetëm një precedent në një Botëror.

Ai i përket 1/8- ave të turneut të vitit 2010, në Afrikën e Jugut. Atë sfidë e fitoi Spanja, 1-0, me David Villën që dërgoi në shtëpi luzitanët.