VIDEO/ Protesta për TK, Derhemi: Braktisni Ramën e Veliajn, janë palaço

Dhjetëra artisë dhe qytetarë kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar prishjen e tij dhe ngritjen e disa kullave.

Më i ashpër ndër folësit në protestë ka qenë aktori, Arben Derhemi.

Edhe si kryetar i Sindikatës së Pavarur të Aktorëve, Derhemi ka bërë thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës së tyre.

‘Sot jemi me dhjetëra, por duhet të jemi me mijëra këtu’, tha Derhemi.

Aktori i njohur më pas sulmoi Edi Ramën dhe Veliajn.

‘Tirana është e jona, teatri është i joni, këta janë palaço. Duhet ti braktisim Edi Ramën dhe Erion Veliajn’, tha gjatë fjalës së tij, aktori Arben Derhemi.