VIDEO/ Shihni sa rëndë e përjetoi Salah golin që Egjipti pësoi në fund nga Uruguai

Mohamed Salah e ka përjetuar rëndë golin që Kombëtarja e tij, Egjipti, pësoi në minutat e fundit të ndeshjes e tij të parë në Kupën e Botës në Rusi.

Salah nuk ishte në gjendje të ndihmojë Egjiptit në këtë ndeshje, pasi ende nuk është 100 për qind i gatshëm pas dëmtimit që pësoi muajin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, por i pa shokët e vet tek gjunjëzohen në fund të takimit.

Jose Gimenez shënoi gol me kokë në minutën e 90-të të takimit, duke i siguruar Uruguait tri pikë.

Salah, i cili tashmë ishte ngritur në këmbë duke e pritur vërshëllimën e fundit të takimit, u kap në kamera pothuajse duke shpërthyer në lot pas golit të pësuar nga Egjipti.