Sekretet e dietës së Rudina Dembacaj: Ja si humba 35 kilogramë

Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit të cilën kohët e fundit po e shohim në drejtimin e ‘’Mos i fol shoferit”, një program ku realizon intervista të pazakonta sa në semafor e trafik, por edhe Pipi çorapegjatës në ‘’Në kurthin e Piter Panit” nuk ka qenë gjithnjë kaq elegante sa e njohim. Dikur ajo ka patur probleme me peshën dhe peshonte plot 89 kilogramë.


Mirëpo pasioni, vullneti dhe përkushtimi i hekurt bënë që ajo të shndërrohet gradualisht nga një vajzë mbipeshë në gruan elegante që është sot. Ndryshe nga ç’mund të imagjinoni, Rudina nuk iu drejtua asnjë dietologu, por u bë mjeke e vetvetes duke zgjedhur dhe konsumuar ushqime të shëndetshme dhe në sasi të moderuar.


“Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme. Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri). Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”-ka thene ajo.