FOTO/ Bie nata papritur në Elbasan në 15:20, ndalet qarkullimi, ndizen dritat

Ka rënë papritur nata dje në mesditë në Elbasan. Ishte ora 15.20 kur qyteti u bë terr dhe u desh të ndizeshin dritat publike.

Re të zeza shiu u grumbulluan mbi qytet dhe errësuar dritën; qyteti mbajti frymën, rrugët u boshatisën, makinat ndaluan qarkullimin. Befas, nisi rrebeshi.