VIDEO/ E çuditshe, ky njeri noton në rrugë, ja pamjet qesharake

Në një qytet të vogël në jug të Hungarisë, Kecel, një djalë gjeti një mënyrë ndryshe nga të tjerët për të marrë vëmendjen e qeverisë.

Nuk ishte i pajisur me shkresa apo peticione, por me një video që shkaktoi tepër humor, por kishte qëllim të tregonte për problemin e rrugës ku banonte.

Ai kërkoi që të mos zbulohej emrin e tij, prandaj doli në baltën e madhe që ishte shkaktuar nga një stuhie që kishte ndodhur.

Djali u filmua teksa notonte në rrugë i veshur me rroba plazhi dhe me syze. Qëllimi i tij ishte që ti tregonte qeverisë se rruga rreth 15 metra e gjatë ishte tërësisht e shkatërruar dhe kthehej në baltë pas shiut.

Në intervistën për ATV në Hungari, ai tha se kishte pësuar disa lëndime të lehta, përfshirë dëmtimin e gjoksit dhe barkut.

Video arriti në 1.3 milion shikime vetëm tre ditë pas publikimit. Ai ia doli të fitonte 'betejën' pasi punëtorët filluan rregullimin e rrugës.