Çfarë po ndodh/ Putin ndërpret konferencën për shtyp të trajnerit të Rusisë

Gjatë konferencës për shtyp pas fitores me Arabinë Saudite, ishte vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që ka telefonuar trajnerin Stanislav Cerceshov, për t’i shprehur atij urimet e veta për atë rezultat të thellë, 5-0, vetëm 45 minuta pasi ishte mbyllur takimi.

Sapo trajner ishte ulur për të folur për mediat, ai u ngrit në këmbë dhe doli jashtë, duke folur në telefon. Kur u rikthye, ai konfirmoi se vetë presidenti e kishte telefonuar.

“Ishte kreu i shtetit që më telefonoi. Më kërkoi që të ndaj me ekipin falënderimit e tij dhe të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë”, theksoi trajneri i Rusisë