Arrestohet sipërmarrësi shqiptar, shfrytëzonte bashkëkombasit si skllevër. Emri

Është arrestuar një sipërmarrës shqiptar në Itali pasi shfrytëzonte bashkombasit e tij në punë dhe i linte te jetonin në kushte të mjerueshme.

Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve. Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë. Ndaj sipërmarrësit Auglent Lalollari është lëshuar urdhëri i arrestimit për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.

Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e 33-vjeçarit janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor etj.