Prishja e teatrit, Pampuri: Ky pushtet ka një djallëzi destruktive

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale ku ka akuzuar pushtetin se me një djallëzi destruktive po shkatrrëon një komb me vlera si Shqipëria. Ajo shkruan se “si mundet kjo qeveri, këta mashtrues të pashpirt të 'ngulin thiken' kaq thellë këtij populli, deri tek arti i kultura, të cilat e kanë mbajtur në këmbë këtë komb edhe në ditet e tij më të vështira, Artistët janë ambasadorët tanë të nderuar të cilët na kanë bërë të ndjehemi krenarë në mbarë botën. Si mundesh mor i paudhe të denigrosh artistët, falë të cilëve kemi kujtimet me të bukura nga e kaluara e pështirë komuniste”.

Ja shënimi i plotë i deputetes Pampuri në facebook:

Djallezia destruktive, e cila buron nga paaftesia e deliri i pushtetareve, po shkaterron nje komb me vlera si Shqiperia. Mjeket i telendisi, i demotivoi, i demoralizoi e ne fund i degdisi rrugeve te botes.
Mesuesit i telendisi me pseudo testime e konkurse, i demotivoi e ne fund sistemin arsimor e beri "corap', aty ku sot pakekush ka besim.
Pronareve e ish pronareve u dha shkelmin e nuk do t'ia dije nga behen.

Biznesmenet e huaj i perzgjodhi me ke kishte me shume interes te perfitonte, te tjeret i rrahu, e i perzuri.
Biznesmenet shqiptare i perzgjodhi sipas lidhjeve perfitimeve e interesave, te tjeret i falimentoi. 
Sot po denigron nje tjeter elite te ketij vendi, artistet.

Si mundet kjo qeveri, keta mashtrues te pashpirt te 'ngulin thiken' kaq thelle ketij populli, deri tek arti i kultura, te cilat e kane mbajtur ne kembe kete komb edhe ne ditet e tij me te veshtira, Artistet jane ambasadoret tane te nderuar te cilet na kane bere te ndjehemi krenare ne mbare boten. Si mundesh mor i paudhe te denigrosh artistet, fale te cilevekemi kujtimet me te bukura nga e kaluara e peshtire komuniste. Une sot krenohem me xhaxhain tim, i cili iku nga kjo bote pa perfituar kurre shperblimin si kampion Olimpik, jetoi deri ne fund si nje njeri i thjeshte. Keta artiste jetuan ne skene per ne, e ne duhet t'i nderojme si dishepuj. 

Sulmi i nje artisti kundrejt artit, eshte kulmi i delirit, eshte stadi i fundit i nje crregullimi te personalitetit, ku individi i mbytur nga komplekset kerkon 'te shtype' cdo person te afte nga i cili rrezikohet te kundershtohet. 
Si mundet dikush te rezistoje para revoltes se te madhit Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, e shume aktoreve te tjere te medhenj. Ua kane erresuar syte tenderat, koncensionet e dallaveret ne kurriz te popullit. Jeni bere pale me horrat e krimin e njerezit e ndershem nuk i keni me ne laps.