Çudi nga Botërori/ Arrestohet në Moskë sozia e Messit, i kërkohet të mbajë maskë

Ende pa filluar Kampionati Botëror, çuditë nga Rusia kanë nisur Rasti më i freskët është ai i iranianit Reza Parastesh, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e frikshme me Mesin në paraqitjen e tij.

Me origjinë nga Irani, ai cilësohet si një “fotokopje” e Mesit, dhe njerëzit e ngatërronin kur ai gjendej në rrugë, duke menduar se ishte ylli i Barcelonës.

Edhe ditën e djeshme, ai është shfaqur në rrugët e Moskës, dhe i gjendur me fanellën e Barcelonës, njerëzit e kanë rrethuar, sa që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Iraniani u shoqërua në komisariat nga policia, dhe më pas i është kërkuar të mbajë një maskë në fytyrë, pasi me pamjen e tij ai mblidhte shumë njerëz rreth vetes, gjë që ia bënte të vështirë punën policisë për të kontrolluar turmat.