Hapi zjarr mbi protestuesit me helikopter, qeveria e Etiopisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria etiopiane shpalli të dielën gjendjen jashtëzakonshme në mbarë vendin,për gjashtë muaj pas protestave anti-qeveritare.

Kryeministri i vendit tha nëpërmjet mediave shtetërore se janë ndërmarrë hapat për të rivendosur rendin pas protestave të shkallëzuara në të gjithë vendin.

Në mesin e atyre protestojnë janë edhe grupi më i madh etnik Etiopisë, pjesëtarët e Oromos, që përbëjnë të paktën një të tretën e 100 milionë banorëve të vendit.

Por ata kanë qenë të margjinalizuar për dekada të tëra, me tensionet në rritje të kohëve të fundit, pasi qeveria konfiskoi tokat bujqësore të shumë prej Oromo-nëve.  

"Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas një diskutimi të plotë me Këshillin e Ministrave për humbjen e jetëve dhe dëmet e pronës që ndodhin në vend”, tha Hailemariam Desalegn.

Protestat masive shpërthyen në vend pasi të paktën 52 njerëz kanë vdekur më 2 tetor gjatë festivalit të shenjtë të njohur si “Irreechaa”, ku qeveria qëlloi me helikopter protestuesit.

Gjendja e jashtëzakonshme hyri në fuqi të shtunën.

Kjo është hera e parë në 25 vite që vendoset gjendja e jashtëzakonshme në Etiopi.