ZYRTARE: Sebino Plaku transferohet te Kukësi

Sebino Plaku është zyrtarisht futbollisti i Kukësit.

Presidenti Safet Gjici dhe sulmuesi 33-vjeçar, bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor, pozuan me fanellën e re, duke zyrtarizuar kështu marrëveshjen e arritur.

Plaku është një sulmues me shumë përvojë dhe do të jetë një “Xhevahir” për Kukësin që do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.

UEFA e ka zyrtarizuar në shortin e Champions-it skuadrën verilindore, duke e konsideruar të përjashtuar Skënderbeun kampion, por korçarët janë sy e veshë nga CAS-i i Lozanës.