Tragjedi në Durrës, mbytet një i ri në Currila

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me këtë ngjarje.

‘Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur  në det shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në Durrës’, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.