VIDEO/ Shembja e Teatrit, Robert Ndrenika: Këtu do të nisë lufta, kryeministri po vjedh

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka deklaruar sot se për Teatrin Kombëtar sot nis lufta.

Duke folur në takimin me komisionin e Medias, Ndrenika është shprehur se, me shembjen e Teatrit Kombëtar po vjedh kryeministri, po vjedh ministresh, po vjedhin të gjithë.

Fjala e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika:

Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni.

Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them.

PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje.

Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.

Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve.

Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.

Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin.