FOTO/ Tahiri i ‘5 milionë eurove’, u qan hallin të varfërve

Ish-ministri i Brendshëm. Saimir Tahiri, ka zgjedhur një urim të veçantë sot me rastin e 27-të vjetorit të Partisë Socialiste.

Tahiri i cili akuzohet nga drejtësia italiane, si pjesë e bandave kriminale dhe atyre të drogës, dhe për korrupsion, sot ka bërë një status të ndjerë, ku u ‘qan hallin’ shqiptarëve të varfër dhe të ndershëm.

Me rastin e ditëlindes së PS-së, ish kryetari i socialistëve të Tiranës shkruan:

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!