Europa League/ Prishtinës së Mirel Josës i buzëqesh fati në short, ja kundërshtari i lehtë

Do të jetë një short disi i favorshëm për Prishtinën në Ligën e Europës.

Skuadra e Mirel Josës do të ndeshet me ekipin Evropa nga Gjibraltari.

Ndeshja e parë do të luhet në fushën e kësaj të fundit në 28 qershor.

Kthimi do të jetë në datën 5 korrik në Kosovë. Prishtina ka një mundësi të artë për ta kaluar këtë turn.