VIDEO/ Presdienti Trump i tregon “bishën” e tij të blinduar Kim Jong

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka hezituar që t’i tregojë “bishën” e tij të blinduar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, pas takimit historik në Singapor. Trump dhe Jong-un sapo kishin përfunduar një drekë pune kur presidenti amerikan e fton diktatorin e Koresë dhe i tregon të ashtuquajturën “The Beast”.  

Udhëheqësi i Koresë së Veriut buzëqeshi pasi iu lejua një vështrim i rrallë brenda automjetit prej 1.6 milion dollarë i cili është projektuar për t’i mbijetuar një sulmi me raketa ose armë kimike. Makina gjendet kudo ku shkon presidenti i SHBA dhe transportohet me avionin presidencial “Air Force One” kur Trump  është jashtë vendit.