De Gea: Ronaldo më i miri në botë, por ja çfarë do i ndodhë në duelin me Spanjën

David de Gea ka theksuar se Spanja e ka studiuar shumë mirë Cristiano Ronaldon para ndeshjes së saj hapëse kundër Portugalisë në Kupën e Botës.

Ai beson se ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme.

“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe për më tepër kur luhet kundër një rivali të fortë dhe komplikuar si Portugalia”, tha De Gea.

Ai thotë se të gjithë e dinë se Cristiano është ndër më të mirët në botë.

“Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë, dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.

“Pas tij qëndron një ekip i madh, ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.