Ish-‘ylli’ i Milanit: Nuk mund t’i them ‘JO’ rikthimit në ‘San Siro’

Thiago Silva ka pranuar se mund të jetë i interesuar për një rikthim te skuadra e Milanit..

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ai ka zbuluar se klubin e Milanit e ka në zemër dhe nuk mund ta refuzojë, shkruan SYRI.net.

“Si mund t’i them jo Milanit? Një ekip që mbetet përgjithmonë në zemrën time”, tha Silva.

“Kurrë s’është e lehtë të flasësh për të ardhmen, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll. Gjithçka është e mundur. Mbase të kthehem për ta përfunduar karrierën do të ishte e mrekullueshme”, përfundoi ai.