Barcelona 178 milionë euro, brenda javës 3 super blerje

Barcelona është gati të shpenzojë 178 milionë euro për të bërë 3 transferta të mëdha.

Në Spanjë janë të sigurt se katalanasit do të zyrtarizojnë blerjet e tre lojtarëve në ditët e ardhshme, ndoshta brenda kësaj jave.

Sipas “Don Balon”, Barça do të paguajë klauzolën 100 milionë euro të Griezmann, por nuk mbaron me kaq.

Kampionët e Spanjës, në fakt, do të kërkojnë të marrin Clement Lenglet për 38 milionë euro dhe De Jong për 40 milionë.