VIDEO/ Kosta Rika provon forcën e Belgjikës, ja rezultati i miqësores

Belgjika ka mposhtur sonte Kosta Rikën në një miqësore me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në "King Baudouin" të Brukselit.

Golat për "Red Devils" i shënuan: Mertens (31'), Lukaku (42', 52') dhe Batshuayi (64').

Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi i Manchester United, Lukaku, që arriti të shënonte dy gola dhe të dhuronte një asists.

Kështu Belgjika niset me fitore për në Rusi, ku do të zhvillohet Kupa e Botës.