FOTO/ Arrestohet aktori i njohur

Vince Vaughn, aktori i famshëm i Hollivudit, është arrestuar nga Policia e Los Angeles.

Protagonisti i “Wedding Crashers” dhe shumë filmave të tjerë komedi është vënë në pranga për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

49-vjeçari është ndaluar në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.

Vaughn akuzohet gjithashtu për rezistencë ndaj forcave të policisë. Por, pas disa orësh është lënë i lirë.