FOTO/ Mbi 1 milion klikime për këngën e re të Alban Skënderajt e Noizyt

Pas një videoklipi të bukur dhe të realizuar deri në detaje siç ishte ai i Alban Skënderaj dhe Noizyt me këngën ‘Drejt suksesit’, padyshim që do shumë punë, lodhje dhe sakrifica.

Ajola Xoxa, regjisorja e këtij klipi, ka treguar paksa për prapaskenat e xhirimit të kripit, raporton “Shqiptarja”. Ajo shprehet se e ka vlerësuar shumë këngën për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për të rinjtë shqiptarë.

Në një foto të shkrepur pas 12 orësh pune në diell, Ajola Xoxa ndjehet shumë e lumtur që ishte pjesë e një projekti kaq domethënës dhe shpreh respekt dhe mirënjohje për të dy artistët.

Kënga ka rezultuar një suksese i vërtetë, në vetëm dy ditë ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube por ajo çka është më e rëndësishmja është se është mirëpritur dhe duartrokitur nga shumë të rinj të cilët kanë gjetur veten në tekst.