VIDEO/ Tifozi i prek shpatullën e dëmtuar, shikoni reagimin alarmant të Salah

A do të luajë Salah në Kupën e Botës?

Kjo është dilema që po mundon të gjithë Egjiptin që i ka shpresat te heroi Salah i cili zhvilloi një sezon fantastik.

Prej pak ditësh në Rusi kanë nisur të mbërrijnë kombëtaret të cilat do të marrin pjesë në Botëror. Të dielën ishte radha e Egjiptit që u prit me entuziazëm nga shumë tifozë.

Sapo Salah po zbriste nga autobuzi njëri prej tyre iu afrua futbollistit që luan me Liverpooli për të bërë një “selfie”

Ky i fundit teksa mundohej të shkrepte foton i vendosi dorën në shpatull, por siç shihet nga video kjo i ka shkaktuar dhimbje Salah, i cili vijon të jetë në fazë rikuperimi që pas dëmtimit në finalen e “Champions League” nga Sergio Ramos.

Reagimi i egjiptianit ka alarmuar egjiptianët pasi Salah ka sërish dhimbje në shpatull.