Këto janë super ndeshjet që do të luhen javën e parë në Kupën e Botës

Të enjten do të startojë eventi më madhështor i futbollit.

Kampionati Botëror që këtë vit organizohet në Rusi do të bëjë hapjen më 14 qershor në një ceremoni madhështore ku pjesë do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi që do të këndojë imnin së bashku me Will Smith.

Ndeshja e parë luhet nga skuadra e vendit mikëpritës, që në këtë rast është Rusia. Në orën 17:00, do të zhvillohet ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Të premten më 15 qershor zhvillohet një ndeshje mjaft e fortë. Bëhet fjalë për Spanjën dhe Portugalinë, dy skuadra këto të cilat do të përballen në orën 20:00. Në orën 17:00 do të luajë Maroku me Iranin.

Edhe e shtuna ka rezervuar sfida të forta. Në orën 12:00 të mesditës, do të luajë Franca kundër Australisë, e ndërsa në orën 15:00 Argjentinë – Islandë.

Në orën 18:00 Peru – Danimarkë, dhe në orën 21:00, Kroaci – Nigeri.

Java mbyllet me ndeshje të forta. Në orën 14:00 Costa Rica – Serbia, për ti lënë vendin Gjermanisë në orën 17:00, e cila luan kundër Meksikës.

Brazil – Zvicër, është gjithashtu një ndeshje e fortë e cila fillon në orën 20:00, për ta mbyllur javën e parë të këtij Botërori me emocione të mëdha.